Search
Close this search box.

Menu

Çmimi i Guvernatorit për diplomën më të mirë

Banka e shqipërisë fton të gjitha të interesuarit të marrin pjesë në konkursin e hapur:
“Çmimi i Guvernatorit për Diplomën më të Mirë, 2024”.
Ftesë për tema
Banka e Shqipërisë fton të gjithë të interesuarit të marrin pjesë në konkursin e hapur “Çmimi i Guvernatorit për Diplomën më të Mirë për vitin 2024”, dedikuar studentëve.
Kriteret kryesore të pjesëmarrjes në këtë konkurs janë:
  • Studentë shqiptarë të diplomuar brenda dhe jashtë vendit;
  • Nivel universitar dhe pasuniversitar;
  • Të kenë përfunduar studimet gjatë periudhës tetor 2023 – tetor 2024;
  • Tema e diplomës mbi çështje të lidhura me integrimin dhe zhvillimin ekonomik, ekonomiksin monetar e ndërkombëtar, stabilitetin e çmimeve dhe atë financiar, etj.
Tri temat fituese përzgjidhen nga një komision i posaçëm shkencor, i ngritur pranë Bankës së Shqipërisë për këtë qëllim, ndërsa shpallja e tyre bëhet në një aktivitet tradicional në mjediset e Bankës së Shqipërisë.
Çmimet
Banka e Shqipërisë e ka vendosur dhe e jep këtë Çmim që prej vitit 2006, sipas ndarjes së mëposhtme:
1. Çmimi i parë 250.000 lekë
2. Çmimi i dytë 200.000 lekë
3. Çmimi i tretë 150.000 lekë
Afati i fundit i dorëzimit të dokumenteve është data 31 tetor 2024.
Për më shumë informacion, ju lutemi klikoni në: www.bankofalbania.org

Shpërndaje postimin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email
Universiteti Politeknik i Tiranës