Misioni dhe Vizioni i Universitetit Politeknik të Tiranës

Misioni

Misioni i Universitetit Politeknik të Tiranës bazohet në ndershmërinë, kuriozitetin, krijimtarinë, lirinë e shpirtit, bashkëpuminin dhe transferimin e njohurive në fushën e shkencës dhe të edukimit për një zhvillim të qendrueshëm. UPT përhap njohuri, rrit dijet, promovon vlera humane, kulturë dialogu dhe drejtësi të gjithanëshme për rritjen e cilësisë së jetës, duke synuar:

  • Të krijojë, të transmetojë, të zhvillojë e të mbrojë dijet, me anën e mësimdhënies, kërkimit shkencor dhe shërbimeve, si edhe të formojë specialistë të lartë dhe të përgatisë shkencëtarë të rinj;
  • Të ofrojë mundësi për të përfituar nga arsimi i lartë gjatë gjithë jetës;
  • Të ndihmojë zhvillimin ekonomik në nivel kombëtar dhe rajonal;
  • Të kontribuojë në rritjen e standardeve të demokracisë e të qytetërimit të shoqërisë dhe në përgatitjen e të rinjve për një shoqëri të tillë.

Vizioni

Universiteti Politeknik i Tiranës është Institucion Publik cilësor i arsimit të lartë dhe lider në fushat e tij të ekspertizës. Ai synon përsosjen dhe konsolidimin e formimit akademik dhe zgjidhjen e problemeve të rëndësishme kërkimore dhe shkencore, në shkallë vendi dhe rajoni.