Sot shënohet dita e parë e vitit akademik 2025-2026 në UPT.
Ne u urojmë mirëseardhjen të gjithë studentëve të rinj dhe atyre që vazhdojnë studimet në programe të ndryshme. Ky vit sjell mundësi të reja për mësim, zhvillim profesional dhe për të kontribuar në komunitetin akademik të universitetit.
Universiteti Politeknik i Tiranës mbetet i përkushtuar në ofrimin e një mjedisi stimulues, ku dijet, inovacioni dhe kreativiteti janë në qendër të çdo aktiviteti.
Suksesi ju shoqëroftë!