Search
Close this search box.

Menu

Buletini Shkencor

Buletini i Shkencave Teknike, organ i Universitetit Politeknik të Tiranës bën pjesë në listën e periodikëve shkencorë, i rivlerësuar si i tillë me vendimin nr.1600, dt. 27.07.1999 të Drejtorisë së Kërkimit Shkencor në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. Në të botohen artikuj origjinalë të specialistëve dhe punonjësve shkencorë e mësimorë në fushat që mbulon Universiteti Politeknik dhe të tjera fusha teknike që lidhen me të. Në rubrika të veçanta botohen edhe materiale të tjera me karakter informativ.

Çdo artikull paraqitet sipas kërkesave të njehsuara. Ai duhet të jetë rreth 8 faqe përfshi skicat, grafikët, tabelat. Artikulli dorëzohet në 5 kopje në formën përfundimtare për shtyp. Struktura unike e artikullit është si më poshtë:

Titulli, Abstrakti, Qëllimi, Hyrja, Përmbajtja, Përfundimi, Literatura

Artikulli duhet të shoqërohet nga autori me një sqarues bashkangjitur, ku të theksohet koha dhe vendi ku është kryer puna, lidhjet që ka ai me punimet e mëparshme si dhe nëse elementë të veçanta të tij janë botuar në revista të tjera.

Artikujt për botim mund të dërgohen në adresën:

  UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANËS

Buletini i Shkencave Teknike

Sheshi “Nënë Tereza”, Tiranë

E-mail: erjolasali@upt.al

Anëtarët e Redaksisë së Buletinit Shkencor:

Kryetar i Redaksisë:

Prof. Dr. Thoma KORINI – Kryetar – Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave

Vendim nr.82,datë 07.04.2022

Anëtarët e Redaksisë:

  • Prof. Dr. Florian NEPRAVISHTA – Anëtar – Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës
  • Prof. Dr. Lulëzim HANELLI – Anëtar – Fakulteti i Inxhinierisë Matematike & Inxhinierisë Fizike
  • Prof. Dr. Bexhet KAMO – Anëtar – Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit
  • Prof. Dr. Neritan SHKODRANI – Anëtar – Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit
  • Prof. Dr. Marialis ÇELO – Anëtare – Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike
  • Prof. Dr. Odhisea KOÇA – Anëtar – Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike
  • Prof. Dr. Ylber MUCEKU – Anëtar – Instituti i Gjeoshkencave
  • Prof. Dr. Elson Agastra – Anëtar – REKTORAT

Buletinet:

 

Universiteti Politeknik i Tiranës