Search
Close this search box.

Menu

Drejtoria e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë

Drejtoria e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë

cilesia@upt.al

 

Drejtor i Drejtorisë së Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë: Prof.As. Gjergji Islami gjergjislami@upt.al

Drejtoria e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë (DSBC) të Universitetit Politeknik të Tiranës është ngritur me vendim të Senatit Akademik të UPT datë 26.03.2009 dhe varet nga Rektori i UPT. DSBC funksionon në bazë të Ligjit Nr. 80/2015 datë 22.7.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”

 Organizimi strukturor i sigurimit të cilësisë në PUT

  1. UPT është përgjegjës për sigurimin e brendshëm të cilësisë (më poshtë sigurimi i cilësisë) në të gjitha njësitë përbërëse organizative. Për këtë, funksionon Rrjeti i Cilësisë me përgjegjësinë e ngritjes, zbatimit dhe përmirësimit të vazhdueshëm të sistemit të cilësisë në UPT, mbështetur në Kodin e Cilësisë në Arsimin e Lartë si dhe standardet dhe udhëzimet evropiane për sigurimin e cilësisë në Hapësirën Evropiane të Arsimit të Lartë.
  2. Rrjeti i Cilësisë përbëhet nga Njësia Qendrore e Sigurimit të Cilësisë (NJQSC), e ngritur në rektoratin e UPT dhe Njësitë e Sigurimit të Cilësisë (NJSC) në çdo njësi kryesore të UPT.
  3. NJQSC harton standardet institucionale të cilësisë bazuar në Kodin e Cilësisë në Arsimin e Lartë. Këto standarde miratohen nga Senati Akademik.
  4. NJQSC i propozon Rektoratit të UPT, projektbuxhetin e nevojshëm për ngritjen, funksionimin dhe përmirësimin e vazhdueshëm të sistemit të cilësisë. Këto fonde parashikojnë funksionimin e Rrjetit të Cilësisë, vlerësimin e brendshëm dhe të jashtëm, trajnime, konsulencë dhe ekspertizë të jashtme, publikime, veprimtari informuese dhe promovuese, projekte pilot, krijim dhe përditësim të sistemeve elektronike të ruajtjes dhe menaxhimit të të dhënave, pajisjen me logjistikë dhe çdo element tjetër të parashikuar në Rregulloren e Sigurimit të Cilësisë.

Drejtoria e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë vendos lidhje bashkëpunimi me dekanët, drejtorët e instituteve, drejtuesit e programeve të studimit, përgjegjësit e departamenteve dhe organizatat studentore të UPT.

Sektorët:

  • Sektori i Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë

Përgjegjëse Sektori:

MSc. Ing. Besmira Poçi besmira.poci@gmail.com

Specialist:

MSc. Elona Shanku elonashanku@gmail.com

  • Sektori i Statistikave dhe Informacionit
 

REZULTATET E SONDAZHIT STUDENTOR

RAPORT MBI ANKETIMIN STUDENTOR VITI AKADEMIK 2021-2022 (SEM I)

RAPORT MBI ANKETIMIN STUDENTOR “CILËSIA E MËSIMDHËNIES ONLINE” SEM II 2019-2020

RAPORT MBI ANKETIMIN STUDENTOR  PËR VITIN AKADEMIK 2019-2020(SEM I)

RAPORT MBI ANKETIMIN STUDENTOR  PËR VITIN AKADEMIK 2018-2019(SEM II)

RAPORT MBI ANKETIMIN STUDENTOR  PËR VITIN AKADEMIK 2018-2019(SEM I)

RAPORT MBI ANKETIMIN STUDENTOR PER VITIN AKADEMIK 2017-2018 (SEM II)

PROCEDURAT E VLERËSIMIT DHE AKREDITIMIT

LIGJI NR. 80-2015 PËR ARSIMIN E LARTË DHE KËRKIMIN SHKENCOR NË INSTITUCIONET E ARSIMIT TË LARTË NË REPUBLIKËN E SHQIPERISE

Kodi i Cilësisë së Arsimit të Lartë miratuar me VKM Nr.824, datë 24.12.2021

Manual për Procedurat dhe Afatet për Vlerësimin e Cilësisë në kuadër të akreditimit të IAL dhe programeve të studimit 2017

Udhëzuez për Administrimin e dokumentacionit në kuadër të akreditimit të IAL dhe programeve të studimit

Certifikata e Akreditimit Institucional UPT

Universiteti Politeknik i Tiranës