Mbështetur në Ligjin Nr. 80/2015, “Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”, Vendimin e Këshillit të Ministrave, Nr. 112, datë 23.02.2018 “Për përcaktimin e kritereve për fitimin e gradës shkencore “Doktor” dhe të standardeve shtetërore për fitimin e titujve akademikë “Profesor i Asociuar” dhe “Profesor” i ndryshuar, Udhëzimin Nr. 1, datë 14.1.2020, për “Dokumentacionin dhe procedurat për hapjen, riorganzimin dhe mbylljen e Institucionit të Arsimit të Lartë, degëve të tyre, njësive kryesore dhe programeve të studimit si dhe për ndarjen ose bashkimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë”, i ndryshuar, Rregulloren e Studimeve të Doktoratës, si dhe në zbatim të Urdhërave të MAS për hapjen e programit të studimit, Nr. 175, Nr. 176, Nr. 177, Nr. 178, Nr. 179, Nr. 180, Nr. 181, Nr. 182, Nr. 183, datë 4.4.2022, në Universitetin Politeknik të Tiranës janë aktive programet e studimit të ciklit të tretë “Doktoratë” si më poshtë:
1. Doktoratë në “Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit”, nënfusha “Inxhinieri Informatike” dhe nënfusha” Telekomunikacion dhe Inxhinieri Informacioni” – Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit,
2. Doktoratë në “Inxhinieri Fizike” – Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike
3. Doktoratë në “Inxhinieri Elektrike”, nënfusha “Automatizimi i Industrisë” – Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike,
4. Doktoratë në “Inxhinieri Elektrike”, nënfusha “Energjitikë” – Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike,
5. Doktoratë në “Inxhinieri Ndërtimi”, nënfusha “Inxhinieri Mjedisi” – Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit,
6. Doktoratë në “Gjeodezi” – Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit
7. Doktoratë në “Gjeologjia dhe Mjedisi” – Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave,
8. Doktoratë në “Inxhinieri Nafte dhe Gazi” – Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave,
9. Doktoratë në “Konstruksione mekanike dhe vlerësimi i integritetit strukturor” – Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike.