Zyrat e Këshillimit të Karrierës në Rektorat dhe Fakultete ofrojnë një gamë të gjerë shërbimesh për studentët dhe të diplomuarit e Universitetit Politeknik të Tiranës, të cilat kanë për qëllim orientimin e edukimit profesional, lehtësimin e zhvillimit të karrierës, përgatitjen për tregun e punës dhe mbështetje për të vazhduar aftësimin e tyre profesional nëpërmjet të mësuarit gjatë gjithë jetës.
Zyra e karrierës në Universitetin Politeknik të Tiranës është një njësi e angazhuar për të ndihmuar studentët dhe alumni-t të arrijnë sukses në karrierën e tyre, duke ofruar një gamë të gjerë shërbimesh dhe mbështetje.