Në vitin 2007 u krijua Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit (nga bashkimi i strukturave ekzistuese: Departamenti i Elektronikës, Instituti i Informatikës dhe Matematikës së Aplikuar dhe Seksioni i Informatikës).
Në vitin 1953 filloi sistemi pa shkëputje nga puna për përgatitjen e Inxhinierëve Elektrik. Në vitin 1954 miratohet Fakulteti Elektroteknik dhe katedrat e para të tij. Sot FIE përgatit inxhinierë elektrikë të kualifikuar dhe është pararojë e zhvillimit në Shqipëri.
Përgatitja e specialistëve të lartë të inxhinierisë mekanike në Shqipëri daton që nga viti 1951. Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike formësohet si njësi e pavarur e Universitetit Politeknik në vitin 1991. Në vitin 1999 u bë edhe riorganizimi i FIM, ashtu si është aktualisht.
Tradita që mbart sot Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës daton që me fillimet e studimeve universitare në Shqipëri. Sot, pas pothuajse gjysëm shekulli histori, FAU vazhdon të jetë lider i edukimit dhe kërkimit në Arkitekturë dhe Urbanistikë.
Që prej krijimit të Institutit Politeknik e deri më sot, FIN si njësi kryesore e UPT-së, i ka dhënë vendit një histori suksesi. Veprat më të mëdha e të rëndësishme në fushën e ndërtimit mbajnë vulën e mendimit të përparuar te inxhinierëve nga auditorët e FIN.
Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike, si njësi kryesore e UPT-së, përgatit specialistë me formim të fortë teorik dhe praktik në inxhinieri matematike, inxhinieri fizike dhe inxhinieri kimike, duke i pajisur studentët me aftësi analitike dhe teknologjike për zgjidhjen e problemeve komplekse në shkencë, administratë dhe industri.
FGJM, është shkolla e parë e lartë në Shqipëri për përgatitjen e specialisteve për të gjitha degët e shkencave të industrisë minerare. Drejtimet e përgatitjeve të specialisteve kanë pasur si qëllim zhvillimin e gjeologjisë në të gjithë drejtimet e saj.
IGJEO është një njësi kombëtare kërkimore shkencore që vepron nën ombrellën e Universitetit Politeknik të Tiranës. Ndërmarrjes së shërbimeve me të tretë në fushat e sizmologjisë, burimeve natyrore, gjeoriskut, gjeologjisë, ujit dhe mjedisit.