Search
Close this search box.

Menu

Strategjia e Universitetit Politeknik të Tiranës

Universiteti Politeknik i Tiranës, synon të përgatisë specialistë me njohuri dhe aftësi inxhinierike të nevojshme për t’u bërë ballë sfidave me të cilat i përball koha.

PUT ka vendosur që të mbështesë aktivitetin  e tij mbi kapacitete njerëzore, që dëshmojnë një shkallë të lartë përgatitje dhe përgjegjësi për të çuar përpara misionin e tij si institutucion.

Një aspekt shumë i rëndësishëm i jetës së institucionit janë veprimtaritë shkencore dhe shërbimet që ai ofron në fushat e ekspertizës.

PUT synon që nëpërmjet zhvillimit kurrikular cilësor, të ofrojë programe studimi që janë të akredituara jo vetëm kombëtarisht, por edhe në arenën ndërkombëtare. 

Duke patur studentin në qendër të vëmendjes, PUT synon zhvillim të qendrueshëm të kapaciteteve infrastrukturore, duke përmirësuar standardin m2/student, duke ofruar një bazë laboratorike të kompletuar, duke vënë në përdorim për qëllime studimi dhe organizimi të punës në institucion teknologjitë moderne të informacionit dhe duke krijuar një mjedis tërheqës.

Për të bërë të mundur lidhjen e programeve të studimit me tregun e punës, UPT bën një monitorim të vazhdueshëm të tij dhe krijon ura bashkëpunimi, me qëllim krijimin e mundësive për praktika dhe më pas punësimin e studentëve.

Njohja e programeve të studimit jashtë territorit shqiptar dhe krijimi i mundësive për bashkëpunim dhe shkëmbim të ndërsjellë të përvojave më të mira në fushën e shkencës synohet të arrihet përmes procesit të internacionalizimit. 

Universiteti Politeknik i Tiranës