World Intellectual Property Organization (WIPO)[1], në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Pronësisë Industriale (General Directorate of Industrial Property of Albania) dhe State Office of Industrial Property of the Republic of North Macedonia, po organizon një Program të Avancuar Trajnimi Online për Transferimin e Njohurive dhe Teknologjisë (K/TT) për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Ky program i avancuar trajnimi është hartuar për të forcuar më tej kapacitetin operacional të universiteteve dhe institucioneve kërkimore në vendet tuaja.
Trajnimi u drejtohet profesionistëve të K/TT, menaxherëve të pronësisë intelektuale (IP), stafit të zyrave të transferimit të teknologjisë (TTO), kërkuesve universitarë dhe politikëbërësve që kanë marrë pjesë në programin hyrës, si dhe profesionistëve të tjerë të kualifikuar me një kuptim bazë të IP dhe K/TT.
Programi përbëhet nga dhjetë sesione interaktive online, të planifikuara ndërmjet marsit dhe shtatorit 2026. Parashikohet që moduli përfundimtar të zhvillohet fizikisht, me sesione të veçanta në Tiranë dhe Shkup për grupet përkatëse kombëtare.
Temat përfshijnë: krijimin dhe funksionimin e një TTO-je; operacionet e K/TT (SOP, KPI, mjete digjitale, AI); deklarimin e shpikjeve; vlerësimin e teknologjisë dhe strategjinë e IP; identifikimin e klientëve dhe validimin e tregut; modelet e licencimit dhe negociatat; krijimin e sipërmarrjeve të reja (spin-off, startup, ndërmarrje sociale); vlerësimin e IP; sigurimin e kapitalit dhe gatishmërinë për investime; si dhe rrugët e komercializimit për kërkimin në Shkencat Humane, Arte dhe Shkenca Sociale (HASS).
Sesione, të zhvilluara në gjuhën angleze, do të drejtohen nga ekspertë ndërkombëtarë, specialistë të WIPO-s dhe përfaqësues të institucioneve kombëtare. Çdo sesion do të përfshijë ushtrime interaktive, studime rasti dhe diskutime të moderuara.
Pjesëmarrësit do të fitojnë aftësi praktike për krijimin dhe funksionimin e TTO-ve, zhvillimin e strategjive të komercializimit të IP-së dhe zbatimin e shërbimeve të K/TT brenda institucioneve të tyre. Pas përfundimit të programit, pjesëmarrësit do të pajisen me certifikata nga WIPO.
Ju lutemi gjeni bashkëlidhur programin paraprak. Vini re se disa folës dhe data sesionesh janë ende në konfirmim dhe mund të ketë rregullime të vogla.
Dy sesionet e para janë planifikuar për datat 18 mars dhe 25 mars 2026, ndërsa datat e tjera do të konfirmohen më vonë.
Të interesuarit mund të regjistrohen në linkun e mëposhtëm:
[1] World Intellectual Property Organization (WIPO) është një agjenci e specializuar e Kombeve të Bashkuara, e themeluar në vitin 1967 dhe me seli në Gjenevë, Zvicër.
Roli i saj kryesor është të promovojë mbrojtjen dhe përdorimin efektiv të pronësisë intelektuale (IP) në mbarë botën — përfshirë patentat, markat tregtare, të drejtat e autorit dhe dizajnet industriale.





