Menu

Ftesë për studentët e Universitetit Politeknik të Tiranës, për të marrë pjesë në: Akademia Bergamo Città Impresa, e cila do të zhvillohet nga 7 deri më 9 nëntor 2025, Bergamo, Itali

Bergamo Città Impresa – Festivali i Territoreve Industriale, është një program shumë përzgjedhës, i dedikuar për studentë të shkëlqyer nga universitetet evropiane dhe ndërkombëtare, duke ofruar akses të plotë në një platformë unike të mësimit, rrjetëzimit dhe përballjes me realitetin industrial.
Projekti i Akademisë ofron një mundësi ekskluzive për studentët e përzgjedhur që të përjetojnë Festivalin përmes 200 bursave për akomodim. Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të angazhohen drejtpërdrejt me kompani kryesore italiane si Brembo, Remazel Engineering, Persico Group, Fassi Gru, dhe të tjera, përmes vizitave industriale të thelluara.
Organizatorët do të mbulojnë plotësisht akomodimin dhe ushqimintransportin lokal gjatë eventit, një kupon librash, si dhe një certifikatë pjesëmarrjeje, e dobishme për qëllime akademike dhe profesionale. Studentëve u kërkohet vetëm një kontribut modest financiar për të mbuluar kostot direkte.
Afati për aplikim është 3 gusht 2025.
Bashkëlidhur linku i aplikimit dhe informacioni i plotë mbi aktivitetin.

Shpërndaje postimin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email
Universiteti Poiliteknik Tiranë