[wpml_language_selector_widget]

Menu

Hapet thirrja për internship nga Lufthansa Industry Solutions Sh.p.k

[post-views]

Në kuadër të bashkëpunimit midis Universitetit Politeknik të Tiranës dhe kompanisë Lufthansa Industry Solutions Shpk, hapet thirrja për internship në “Microsoft Dynamics & Power Platform”.

Çfarë ofron ky internship?

· Mundësi për të fituar përvojë praktike me një nga kompanitë më prestigjioze në industrinë e teknologjisë.

· I përshtatshëm për studentët e diplomuar në Bachelor dhe ata që ndjekin Masterin.

· Mundësi për punësim të mundshëm për studentët me performancën më të mire.

Pse duhet të aplikoni?

· Eksperiencë Unike: Puno krah për krah me profesionistët më të mirë në fushën e teknologjisë.

· Rrjetëzim: Ndërtoni kontakte të vlefshme për të ardhmen tuaj profesionale.

· Zhvillim Aftësish: Përmirësoni aftësitë tuaja në Microsoft Dynamics dhe Power Platform.

Për më shumë detaje dhe mënyrën e aplikimit, klikoni në linkun më poshtë:

Linku për Aplikim

https://apply.lufthansagroup.careers/index.php?ac=jobad&code=E7G8iHPfS0NbuW3gn8400Mfnetg0Sm2rTtozOO5jfllcXjKUTrmkkLH%2F06QaKiHpZ%2BGFkoa3BAuR1ad%2BqtU1A8N6kbU118Xc

Mos e humbisni këtë mundësi për të përparuar në karrierën tuaj!

Aplikoni tani dhe bëhuni pjesë e një eksperience që mund të ndryshojë të ardhmen tuaj profesionale.

Për më shumë informacion, mos hezitoni të kontaktoni zyrën e karrierës në rektoratin e UPT-së  zyraekarrieres@upt.al.

Ju urojmë suksese të gjithëve!

Shpërndaje postimin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email