Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Znj. Ogerta Manastriliu dhe përfaqësues të industrisë së teknologjisë së informacionit, vizitojnë Universitetin Politeknik të Tiranës, për të parë nga afër laboratorët e teknologjisë në këtë Universitet dhe për të fuqizuar urat e bashkëpunimit akademi-biznes.
Ky është një hap drejt zgjerimit të bashkëpunimit, me qëllim krijimin e zgjidhjeve të reja SMART për industrinë, duke krijuar partneritete të qëndrueshme për të rritur kapacitetet në pjesëmarrjen e projekteve për inovacionin të Bashkimit Evropian. Universiteti Politeknik i Tiranës ka bashkëpunim të ngushtë me mbi 120 kompani dhe biznese.
Bashkëpunimi synon në realizimin e praktikave profesionale të studentëve, realizimin e projekteve të përbashkëta, shkëmbimin e informacionit dhe praktikave më të mira, ofrimin e konsulencës dhe ekpertizës shkencore nga Universiteti, organizimin e veprimtarive me karakter akademik dhe shkencor me interes të përbashkët etj.
