[wpml_language_selector_widget]

Menu

Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi midis UniversitetiT Politeknik të Tiranës dhe Universitetit të Sporteve të Tiranës

[post-views]
Midis Universitetit Politeknik të Tiranës dhe Universitetit të Sporteve të Tiranës, më datë 30 shtator 2025, u nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi.
Marrëveshja synon të vendosë dhe të thellojë bashkëpunimin midis dy universiteteve për: Shkëmbimin e personelit akademik për dhënie leksionesh të veçanta në lëndët, apo modulet që ata i gjykojnë me interes, sipas kushteve dhe mundësive; Shkëmbimin e studentëve, sipas kushteve dhe mundësive; Shkëmbimin e botimeve akademike, apo periodike; Ndihmën reciproke në kualifikimet e personelit akademik, nëpërmjet organizimit të seminareve trajnuese, apo udhëheqjes shkencore për përgatitje dhe mbrojtje mikrotezash; Pjesëmarrjen e personelit akademik në veprimtari të përbashkëta studimore; Krijimin e mundësive për përdorimin reciprok të bibliotekave për literaturë të paklasifikuar për personelin akademik dhe studentët e Universitetit Politeknik të Tiranës dhe Universitetit të Sporteve të Tiranës, si dhe inkurajimin e përdorimit të teksteve mësimore në mënyrë të ndërsjelltë; etj.
Nga Universiteti Politeknik i Tiranës marrëveshja u nënshkrua nga rektori i këtij universiteti, Prof. Dr. Akli Fundo dhe nga Universiteti i Sporteve të Tiranës marrëveshja u nënshkrua nga  rektori i këtij universiteti, Prof. Dr. Agron Kasa.

Shpërndaje postimin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email