[wpml_language_selector_widget]

Menu

Njoftim – Bursë nga Qeveria e Indisë për studentët shqiptarë

[post-views]

Qeveria e Indisë ka lançuar Skemën e Përgjithshme të Bursave, përmes Këshillit Indian për Marrëdhënie Kulturore (ICCR), për studentët shqiptarë që janë të kualifikuar për të ndjekur studime Bachelor, Master dhe Doktoraturë në çdo fushë studimi, duke përfshirë STEM dhe jo-STEM, programeve të integruara Bachelor/Master dhe programeve të integruara Master/Ph.D.

Qeveria e Indisë ka akorduar vetëm një bursë për Shqipërinë. Këtë vit mund të përfitojë vetëm një kandidat.

Bursa përfshin:

  • Pagesë mujore
  • Kompensim për strehim
  • Kompensim për shpenzime të ndryshme
  • Kompensim për tezë/disertacion
  • Biletë avioni
  • Tarifën e studimit

Shpenzimet që studenti/aplikanti që përfiton bursën duhet t’i përballojë vetë janë si më poshtë:

  • tarifat e akomodimit në konvikt ose privat
  • shpenzimet e ushqimit (mess charges)
  • depozita e sigurisë
  • garancia financiare
  • tarifat për marrjen e certifikatave
  • tarifat e regjistrimit ose penalitetet për regjistrim/përditësim pranë autoriteteve të emigracionit
  • çdo shpenzim tjetër që nuk mbulohet nga rregullat e bursës

 

Aplikimi duhet të dorëzohet online përpara datës 15 prill 2026, përmes Portalit A2A:
https://a2ascholarships.iccr.gov.in/

Brochure FAQs_ISA Mid Career Professionals_(2026-28)

Flyer_ISA Mid Career Professionals_(2026-28)

Shpërndaje postimin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

situs toto

slot toto