Universiteti Politeknik i Tiranës, në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm me kompaninë ndërkombëtare Deloitte dhe në funksion të ofrimit të mundësive të reja për studentët e tij, njofton studentët e vitit të dytë Master në fushën e Inxhinierisë Ekonomike për një mundësi praktike profesionale pranë departamentit të Audit & Assurance.
Periudha e internship-it: 1 Tetor – 30 Nëntor 2025
Ky program praktik ofron mundësinë që studentët të:
- Punojnë me kompani ndërkombëtare të njohura, start-up-e inovative dhe institucione arsimore prestigjioze;
- Përfitojnë eksperiencë në sektorë të ndryshëm si shërbimet financiare, prodhimi, tregtia dhe energjia;
- Zhvillohen profesionalisht në një mjedis dinamik dhe sfidues, duke punuar me klientë të rëndësishëm;
- Marrin mentorim të vazhdueshëm dhe mundësi reale për zhvillim karriere.
Mundësi punësimi: Studentët që do të shfaqin performancë të shkëlqyer gjatë praktikës, do të kenë shansin të përzgjidhen për një kontratë pune me Deloitte.
📌 Aplikimet kryhen në këtë link: Audit & Assurance Learning Internship – 17341 https://apply.deloittece.com/en_US/careers/JobDetail/Audit-Assurance-Learning-Internship/17341
UPT është e angazhuar të vazhdojë bashkëpunimin me Deloitte për të krijuar mundësi konkrete zhvillimi
dhe punësimi për studentët tanë më të mirë.