Universiteti Politeknik i Tiranës fton studentët dhe stafin akademik të marrin pjesë në konferencën vjetore të organizuar nga College of Europe, me temë:
“Strategic Autonomy Under Pressure: Can the European Union Enlarge in Times of Internal Transformation?”
Konferenca do të fokusohet në transformimet e brendshme të Bashkimit Europian dhe procesin e zgjerimit të tij, me theks të veçantë në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Aktiviteti do të ofrojë diskutime akademike dhe profesionale mbi sfidat dhe mundësitë e zgjerimit të BE-së në një periudhë të ndryshimeve të rëndësishme politike dhe institucionale.
Data: 11 mars 2026, Ora: 9:00
Vendi: Aula Magna, Godina “Liria”
Studentët e interesuar mund të regjistrohen duke plotësuar formularin brenda afatit:
Afati i regjistrimit: 9 mars 2026, ora 14:00
Për detaje të aktivitetit mbi oraret dhe agjendën kliko këtu.





