Në kuadër të bashkëpunimit të Universitetit Politeknik i Tiranës me Lufthansa Industry Solutions dhe në funksion të ofrimit të mundësive konkrete për zhvillimin profesional të studentëve tanë, ju njoftojmë për hapjen e aplikimeve për programe Internshipi në “Test Automation” dhe “Java”.
Kjo është një mundësi shumë e mirë për studentët e diplomuar në Bachelor, si dhe për ata që janë në përfundim të studimeve Master, për të fituar përvojë praktike në një mjedis profesional ndërkombëtar. Internshipi mund të vijojë me mundësi punësimi për kandidatët me performancën më të mirë.
📌 Për më shumë detaje mbi përmbajtjen e programeve dhe mënyrën e aplikimit, ju lutem referojuni linkut më poshtë:
Inkurajojmë të gjithë studentët e interesuar të aplikojnë brenda afateve të përcaktuara.





