[wpml_language_selector_widget]

Menu

NJOFTIM: Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor dhe Universitetit Politeknik të Tiranës

[post-views]
Nënshkruhet Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor dhe Universitetit Politeknik të Tiranës, datë 18 nëntor, në mjediset e Universitetit Politeknik të Tiranës.
Qëllimi i Marrëveshjes është të përcaktojë dhe formalizojë kuadrin e bashkëpunimit ndërmjet palëve, duke synuar rritjen e efikasitetit të shkëmbimit të informacionit gjeohapësinor, forcimin e kapaciteteve të burimeve njerëzore përmes përgatitjes së specialistëve të rinj në përputhje me prioritetet kombëtare të zhvillimit, përmirësimin e cilësisë së ekspertizës kërkimore dhe integrimin e saj në procesin mësimor, si dhe nxitjen e përdorimit të teknologjive bashkëkohore në fushën e gjeoinformacionit.
Për përmbushjen e qëllimit të kësaj Marrëveshjeje, fushat e bashkëpunimit përfshijnë këto veprimtari kryesore:
  1. Shkëmbimin e informacionit gjeohapësinor dhe burimeve njerëzore për përmirësimin e procesit të mësimdhënies dhe përgatitjes praktike të studentëve për tregun e punës, në përputhje me prioritetet kombëtare të zhvillimit;
  2. Zbatimin e projekteve kërkimore kombëtare dhe ndërkombëtare, përfshirë organizimin e përbashkët të konferencave, simpoziumeve, seminareve, kurseve, workshopeve dhe formave të tjera të bashkëpunimit akademik e shkencor në fushën e gjeoinformacionit;
  3. Shkëmbimin e njohurive, literaturës profesionale, teksteve mësimore, botimeve universitare, materialeve dhe rezultateve kërkimore të veprimtarive të përbashkëta;
  4. Rrjetëzimin dhe shkëmbimin e ndërsjellë të stafit akademik dhe kërkimor me qëllim përmirësimin e mësimdhënies, zhvillimin e kurrikulave dhe punës kërkimore-shkencore në fushën e gjeoinformacionit;
  5. Zhvillimin e programeve për praktika profesionale dhe procesin mësimor të studentëve;
  6. Pjesëmarrje e ndërsjellët në aktivitete akademike, profesionale dhe shkencore të organizuara nga palët, përfshirë organizimin e leksioneve të hapura dhe workshop-eve mbi tema bashkëkohore e inovative në fushën e gjeoinformacionit;
  7. Zhvillimi i një komunikimi efektiv e të qëndrueshëm për koordinimin dhe realizimin e projekteve, iniciativave  dhe veprimtarive me interes të përbashkët në fushën e gjeoinformacionit.
Marrëveshja, nga Universitetit Politeknik të Tiranës u nënshkrua nga Rektori, Prof. Dr. Akli Fundo dhe nga  Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor dhe u nënshkrua nga Drejtori i Përgjithshëm, Znj. Vilma Tomço

Shpërndaje postimin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

situs toto

slot toto