Në kuadër të bashkëpunimit midis Universitetit Politeknik të Tiranës dhe ARX Tirana, njoftojmë studentët e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit për mundësinë e realizimit të një internshipi pranë kompanisë tonë.
Ky program internshipi do të ofrojë mundësi për studentët të zhvillojnë aftësitë e tyre profesionale dhe të marrin përvojë praktike në fushën e inxhinierisë së ndërtimit. Bashkëlidhur, do të gjeni një përshkrim të aktiviteteve që mund të realizojnë studentët gjatë internshipit pranë ARX.
Për më shumë informacion ose për të aplikuar, ju lutemi kontaktoni në adresën: simone.martella@arx.ing