[wpml_language_selector_widget]

Menu

NJOFTIM PËR STUDENTËT – Aplikime për Mbështetje Financiare për vitin akademik 2025–2026

[post-views]

Në mbështetje të Vendimit nr. 386, datë 01.06.2022 të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e fushave dhe të programeve të studimit që përbëjnë prioritet kombëtar dhe mbështetjen financiare të studentëve të shkëlqyer e të studentëve që ndjekin këto programe në institucionet publike të arsimit të lartë”, i ndryshuar me VKM nr. 448, datë 03.07.2024, dhe në kuadër të procesit të aplikimit për Mbështetje Financiare për studentët e vitit të parë për vitin akademik 2025–2026,

ju njoftojmë se, duke qenë se një pjesë e studentëve po hasin vështirësi gjatë aplikimit në platformën e-Albania, aplikimet mund të dorëzohen edhe fizikisht pranë:

Agjencisë Kombëtare të Financimit të Arsimit të Lartë (AKFAL)
Adresa: Rruga “Naim Frashëri”, nr. 37, Tiranë
Afati i dorëzimit: deri më datë 20 dhjetor 2025

Dokumentacioni i nevojshëm

Për studentët e shkëlqyer:

  • Formulari i aplikimit;

  • Fotokopje e dokumentit të identifikimit (ID ose pasaportë);

  • Fotokopje e diplomës dhe e certifikatës së Maturës Shtetërore.

Për studentët fitues të olimpiadave / në programe prioritare:

  • Formulari i aplikimit;

  • Fotokopje e dokumentit të identifikimit.

Për çdo paqartësi ose informacion shtesë, studentët mund të kontaktojnë Agjencinë Kombëtare të Financimit të Arsimit të Lartë (AKFAL) përmes adresës zyrtare të komunikimit.

Shpërndaje postimin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email