[wpml_language_selector_widget]

Menu

NJOFTIM – Pjesëmarrja e studentëve të FTI në “Tabletop Exercise – Sulme kibernetike të sinkronizuara drejt Universiteteve” në kuadër të GEW 2025

[post-views]

Në kuadër të aktiviteteve të Global Entrepreneurship Week (GEW) 2025, ditën e djeshme më datë 18 nëntor 2025, u zhvillua ushtrimi praktik “Tabletop Exercise – Sulme kibernetike të sinkronizuara drejt Universiteteve”, i fokusuar në reagimin dhe menaxhimin e incidenteve kibernetike në institucionet arsimore.

Në këtë aktivitet morën pjesë studentë nga institucione të ndryshme të arsimit të lartë dhe ekspertë të sigurisë kibernetike. Universiteti Politeknik i Tiranës u përfaqësua nga 5 studentë të Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit (FTI), të cilët u angazhuan në analizimin e skenarëve, marrjen e vendimeve dhe diskutimin e proceseve të reagimit ndaj sulmeve të sinkronizuara.

  1. Altea Kenuti
  2. Elona Sharra
  3. Sadri Kabashi
  4. Dano Dhiari
  5. Anxhelika Kreci

Ky aktivitet u ofroi studentëve një eksperiencë të vlefshme praktike, duke rritur kapacitetet e tyre profesionale në fushat e:

  • menaxhimit të incidenteve kibernetike,
  • koordinimit ndërinstitucional,
  • vlerësimit të rrezikut dhe rikuperimit të sistemeve.

UPT vlerëson angazhimin dhe pjesëmarrjen e studentëve, duke inkurajuar vazhdimisht përfshirjen në aktivitete që nxisin inovacionin, aftësitë praktike dhe ndërgjegjësimin për sigurinë kibernetike.

Shpërndaje postimin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

situs toto

slot toto