[wpml_language_selector_widget]

Menu

Njoftim – U zhvillua trajnimi për studentët në kuadër të aktiviteteve të Zyrës së Karrierës dhe të Panairit të Karrierës

[post-views]

Në kuadër të aktiviteteve të Zyrës së Karrierës dhe në vazhdën e Panairit të Karrierës 2025, më 11 nëntor 2025 u zhvillua trajnimi praktik me temën: “Krijimi i CV-së dhe hapat e një Interviste pune.”

Trajnimi u mbajt në sallën 210 të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike dhe kishte për qëllim të ndihmonte studentët në përgatitjen profesionale për tregun e punës, përmes ndërtimit të një CV-je të
strukturuar mirë. Aktiviteti u organizua nga Zyra e Karrierës së UPT-së, në bashkëpunim me ekspertë të Zyrës së Karrierës së Bashkisë Tiranë.

Ky trajnim shënoi një hap të rëndësishëm në përgatitjen e studentëve për Panairin e Karrierës që do të mbahet nesër më 13 nëntor 2025, duke i pajisur ata me njohuritë dhe mjetet e nevojshme për të ndërtuar profilin e tyre profesional.

Shpërndaje postimin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

situs toto

slot toto