Njoftim: Universiteti i Teramos (UniTe), pjesë e rrjetit universitar UniAdrion, pjesë e të cilit është edhe Universiteti Politeknik i Tiranës, mirëpret aplikimet nga studiues me përvojë që janë të interesuar të aplikojnë për Marie Skłodowska-Curie Postdoctoral Fellowship (MSCA PF 2026) me UniTe si institucion pritës.
Ky universitet ka publikuar disa mundësi kërkimi që synojnë të forcojnë ekselencën shkencore dhe rrjetet ndërkombëtare të bashkëpunimit.
Kandidatëve të interesuar u ofrohet gjithashtu një program i dedikuar mbështetës, i cili përfshin një Masterclass dhe mbështetje teknike të vazhdueshme nga MSCA DESK.
Vende të hapura:
Në link do të gjeni listën e supervizorëve të disponueshëm dhe temave të kërkimit.
Për më shumë informacion mund të kontaktoni në: [email protected] përpara afatit të aplikimit.

