Universiteti Politeknik i Tiranës mirëpriti një delegacion nga Rome Business School, i përbërë nga Dekani, Antonio Ragusa dhe Drejtoresha e Zyrës së Marrëdhënieve me Jashtë Eleonora Mantovani, në kuadër të forcimit të bashkëpunimit akademik dhe institucional ndërmjet dy institucioneve.
Gjatë vizitës u zhvillua një takim strategjik me Dekanët dhe Zv.dekanët e Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit, Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike dhe Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike, si edhe me përfaqësues të Drejtorisë së Marrëdhënieve me Jashtë, ku u diskutuan mundësitë për bashkëpunim në fushën e arsimit dhe kërkimit shkencor.
Në kuadër të kësaj vizite u organizua gjithashtu një leksion i hapur për studentët, pedagogët dhe stafin akademik në Fakultetin e Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike. Aktiviteti
shërbeu si një mundësi për shkëmbimin e ideve dhe përvojave ndërkombëtare, duke kontribuar në zgjerimin e perspektivave të bashkëpunimit dhe zhvillimit akademik për komunitetin universitar.








