[wpml_language_selector_widget]

Menu

Panairi i Karrierës në Universitetin Politeknik të Tiranës

[post-views]
Më datë 13 nëntor 2025, në mjediset e Universitetit Politeknik të Tiranës u zhvillua Panairi i Karrierës, edicioni i katërt. Në Panair morën pjesë 41 institucione dhe kompani, me të cilat UPT ka bashkëpunim.
UPT ka bashkëpunim të ngushtë me mbi 120 kompani dhe biznese, kryesisht në drejtim të kryerjes së praktikave mësimore dhe profesionale të studentëve. Praktikat mësimore dhe profesionale, jo vetëm janë pjesë e rëndësishme e programeve mësimore të fakulteteve në UPT, por shërbejnë dhe për punësimin e studentëve pas përfundimit të studimeve.
Studentët e Universitetit Politeknik të Tiranës, në Panair patën mundësinë të njihen me kompanitë pjesëmarrëse dhe ofertat e tyre. Panairi shërbeu gjithashtu edhe për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit midis UPT dhe institucioneve dhe kompanive.

Shpërndaje postimin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

situs toto

slot toto