[wpml_language_selector_widget]

Menu

 Thirrje për aplikim – 𝑴𝒂𝒔𝒕𝒆𝒓𝒊 𝑷𝒓𝒐𝒇𝒆𝒔𝒊𝒐𝒏𝒂𝒍 𝒏𝒆̈ 𝑹𝒆𝒔𝒕𝒂𝒖𝒓𝒊𝒎 𝑴𝒐𝒏𝒖𝒎𝒆𝒏𝒕𝒆𝒔𝒉 𝑲𝒖𝒍𝒕𝒖𝒓𝒆

[post-views]

Apliko në FAU/UPT, në Programin e Ciklit të Dytë të Studimeve, 𝐌𝐚𝐬𝐭𝐞𝐫𝐢 𝐏𝐫𝐨𝐟𝐞𝐬𝐢𝐨𝐧𝐚𝐥 𝐧𝐞̈ 𝐑𝐞𝐬𝐭𝐚𝐮𝐫𝐢𝐦 𝐌𝐨𝐧𝐮𝐦𝐞𝐧𝐭𝐞𝐬𝐡 𝐊𝐮𝐥𝐭𝐮𝐫𝐞, 𝐨𝐫𝐠𝐚𝐧𝐢𝐳𝐮𝐚𝐫 𝐝𝐡𝐞 𝐳𝐡𝐯𝐢𝐥𝐥𝐮𝐚𝐫 𝐧𝐠𝐚 𝐃𝐞𝐩𝐚𝐫𝐭𝐚𝐦𝐞𝐧𝐭𝐢 𝐢 𝐑𝐞𝐬𝐭𝐚𝐮𝐫𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐓𝐞𝐤𝐧𝐨𝐥𝐨𝐠𝐣𝐢𝐬𝐞̈ 𝐬𝐞̈ 𝐀𝐫𝐤𝐢𝐭𝐞𝐤𝐭𝐮𝐫𝐞̈𝐬, ka si fokus kryesor, formimin e profesionistëve, të aftë për të përcaktuar shkallën e ruajtjes së monumenteve historike dhe për të zbatuar një seri ndërhyrjesh komplekse, direkte apo indirekte, për të parandaluar, apo kufizuar proceset e degradimit të materialeve dhe strukturave ndërtimore në monumentet e trashëgimisë, me qëllimin final, për të siguruar mbrojtjen, konservimin dhe transmetimin e tërësisë së vlerave historike-kulturore të tyre.

Për të arritur objektivat e Programit të Studimit, krahas studimit të koncepteve teorike, në nivel shkencor, një vëmendje e veçantë i kushtohet, edhe veprimtarive praktike në laboratore dhe në
kantieret e restaurimit, duke shfrytëzuar të gjitha metodat dhe mjetet më inovative që ofron teknologjia bashkëkohore.

Personeli akademik tepër i kualifikuar dhe me eksperiencë shumë vjeçare, së bashku me profesionistët më të shquar të fushës, Prof. Dr. Pirro Thomo, Prof. Dr. Neritan Ceka, si pjesë e stafit akademik dhe të ftuarit e nderit, për zhvillimin e leksioneve të hapura, Akademik Emin Riza, Prof. Dr. Aleksandër Meksi, Prof. Dr. Gjerak Karaiskaj, me aftësitë, ndjeshmërinë dhe kontributin e tyre të veçantë e mjaft aktiv, kanë dhënë një ndihmesë tepër të vyer, për transmetimin e dijeve dhe eksperiencave më të mira, prej disa dekadash, në trajtimin e monumenteve të trashëgimisë së ndërtuar, në realitetin shqiptar.

Aplikimi i teknologjive të reja, bashkëkohore, në fushën e tashëgimisë historike e kulturore, që ndihmojnë për t’i dhënë përgjigjje, çështjeve të hershme, por ende të pazgjidhura, si një pjesë mjaft e rëndësishme e Kurrikulës së Programit të Studimit, është realizuar me mbështetjen dhe bashkëpunimin e profesionistëve të Universiteteve ndërkombëtare partnere.

Programi i Ciklit të Dytë të Studimeve, Master Profesional në Restaurim Monumentesh Kulture, me një ecuri të konsoliduar vit pas viti, po tërheq gjithmonë e më shumë, personalitete, organizma dhe organizata të rëndësishme që operojnë në fushën e konservimit, restaurimit dhe rijetëzimit të trashëgimisë historike dhe kulturore, duke dëshmuar qartazi, për një nivel mjaft cilësor, shumëplanësh, për përgatitjen e profesionistëve të së ardhmes.

Shpërndaje postimin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email