[wpml_language_selector_widget]

Menu

Thirrje për studentët e Universitetit Politeknik të Tiranës, për programin VULCANUS IN JAPAN

[post-views]
Në kuadër të bashkëpunimit midis Universitetit Politeknik të Tiranës dhe Qendrës BE–Japoni për Bashkëpunim Industrial për programin “Single Market Programme” – program të cilit i është bashkuar edhe Shqipëria, njoftohen studentët e nivelit Master dhe PhD, të Universitetit Politeknik të Tiranës të aplikojnë për programin VULCANUS IN JAPAN.
Programi VULCANUS IN JAPAN ofron praktika industriale në kompani në Japoni për shtetas të një Shteti Anëtar të BE-së ose të një vendi të lidhur me programin “Single Market Programme”, shtylla SME, të cilët studiojnë inxhinieri, teknologji të avancuara ose fusha të tjera shkencore, dhe janë të rregjistruar – në momentin e aplikimit – midis vitit të 4-t zyrtar të studimeve dhe vitit të fundit të doktoraturës (PhD).
Programi zgjat 8 muaj, nga gushti 2026 deri në mars 2027.
Për të përgatitur aplikimin e tyre, studentët duhet të marrin disa dokumente nga UPT, përfshirë një vërtetim regjistrimi (ose dokument ekuivalent) në gjuhën angleze.
Më shumë informacion mund të gjeni në dokumentet e listuara më poshtë.
Afati i fundit për aplikim është 20 janar 2026.
Info on the Vulcanus Programme
Vulcanus webpage: Description of the programme & video testimonials of former participants
Flyer with QR code
Statistics (visual)
 Info on the application process 
 How to apply (& compulsory docs)
Application form (word document)
Application form (online form)
Frequently asked questions

Shpërndaje postimin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email