[wpml_language_selector_widget]

Menu

UPT pjesë e aktivitetit “Her Lens: Breaking the Frame”, në mbështetje të fuqizimit të vajzave dhe barazisë gjinore

[post-views]

Më datë 30 Mars 2026, në Librarinë Tirana Times, u zhvillua eventi përmbyllës i fushatës “Her Lens: Breaking the Frame”, i organizuar nga Rrjeti Erasmus Tirana. Universiteti Politeknik i Tiranës (UPT) ishte pjesë e këtij aktiviteti, duke shprehur mbështetjen e tij për nisma që promovojnë fuqizimin e vajzave dhe barazinë gjinore.

Aktiviteti u organizua në formën e një tryeze diskutimi dhe mblodhi përfaqësues institucionesh, organizatash dhe të rinj. Gjatë diskutimit u ndanë përvojat e vajzave shqiptare që kanë jetuar dhe studiuar në vende të ndryshme, si Kina, vendet e Bashkimit Evropian, Turqia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Diskutimet u fokusuan në sfidat dhe mundësitë që lidhen me migracionin, duke theksuar rëndësinë e përfshirjes së vajzave në debatet publike dhe nevojën për të sfiduar stereotipet ekzistuese. Përmes rrëfimeve autentike, eventi kontribuoi në promovimin e diversitetit dhe një qasjeje më gjithëpërfshirëse ndaj çështjeve të migracionit.

Pjesëmarrja e UPT në këtë aktivitet rikonfirmon angazhimin e universitetit për të mbështetur iniciativa që nxisin dialogun, barazinë gjinore dhe përfshirjen sociale.

Shpërndaje postimin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

situs toto

slot toto