[wpml_language_selector_widget]

Menu

Zhvillohet prezantimi i Programit të Internship-it me Pagesë nga Smart Home Albania në UPT

[post-views]

Ditën e mërkurë, më 17 dhjetor 2025, në sallën “Aula Magna” të Rektoratit të Universitetit Politeknik të Tiranës, u zhvillua takimi prezantues me përfaqësuesit e Smart Home Albania, në kuadër të bashkëpunimit për fuqizimin e lidhjes mes arsimit universitar dhe tregut të punës.

Gjatë takimit, studentët u njohën me Programin e Internship-it me pagesë, i cili ofron mundësi trajnimi praktik dhe zhvillimi profesional për studentët e programeve të Inxhinierisë Elektrike, Inxhinierisë Elektronike, Inxhinierisë Mekatronike, Inxhinierisë Telekomunikacionit si dhe Arkitekturës.

Përfaqësuesit e Smart Home Albania prezantuan fushat e veprimtarisë së kompanisë, profilin profesional të kërkuar dhe përfitimet që ofron programi, duke theksuar rëndësinë e përgatitjes praktike dhe aftësive teknike në zhvillimin e karrierës së studentëve.

Takimi u shoqërua me diskutime dhe pyetje nga studentët, të cilët shprehën interes të lartë për mundësitë e internship-it dhe perspektivat e punësimit në këtë fushë.

Universiteti Politeknik i Tiranës vijon të mbështesë iniciativa të tilla, të cilat kontribuojnë në rritjen e punësueshmërisë së studentëve dhe forcimin e bashkëpunimit me sektorin privat.

Shpërndaje postimin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

situs toto

slot toto