Këshilltar për Ndërkombëtarizimin: Prof.Dr. Andrea Maliqari
Email: [email protected]

Lindur: 01.12.1963 Korçë/Albania
1982–1987 Studimet e larta ne Arkitekture – Fakulteti i Inxhinierisë se Ndërtimit, Universiteti Politeknik i Tiranës (UPT)
1987 Diploma e Arkitektit
1987–1993 Studimet Doktorale – Doktor i Shkencave ne fushën e Projektimit me Kompjuter ne Arkitekture dhe Urbanistike, Universiteti Politeknik i Tiranës.
1993-2003 Shef i Departamentit te Arkitekturës dhe Urbanistikes, Fakulteti i Inxhinierisë se Ndërtimit, Universiteti Politeknik i Tiranës.
1994–1995 Studime postdoktorale – Ecole Nationale des Ponts et Chaussées, Paris, France.
1997–1998 Profesor i Ftuar– Ecole Nationale des Ponts et Chaussées, Paris, France.
1999–2013 Profesor i Asociuar, Universiteti Politeknik i Tiranës.
2008-2013 Dekan i Fakultetit te Inxhinierisë se Ndërtimit, Universiteti Politeknik i Tiranës.
Prej 2013 Profesor, Universiteti Politeknik i Tiranës.
2013-2016 Dekan i Fakultetit te Arkitekturës dhe Urbanistikes, Universiteti Politeknik i Tiranës.
2016-2024 Rektor i Universitetit Politeknik i Tiranës.
Prej 2024 Këshilltar i Rektorit për Ndërkombëtarizimin, Profesor i Fakultetit te Arkitekturës dhe Urbanistikes, UPT.
Eksperiencë në mësimdhënie mbi 39 vjeçare si asistent dhe më pas si pedagog dhe profesor i disiplinave të projektimit më kompjuter në fushën e arkitekturës dhe të ndërtimit dhe studios se diplomës ne arkitekturë. Kualifikime shkencore dhe eksperienca mësimdhënie dhe “Profesor i Ftuar” në disa universitete të huaja si në Francë, Itali, Maqedoni.
Aktiviteti kërkimor-shkencor është mjaft i pasur, i orientuar kryesisht drejt metodologjisë se projektimit me kompjuter në arkitekturë dhe urbanistikë si dhe përdorimit të teknologjisë digjitale dhe aparatit matematik dhe informatik në projektimin arkitektonik dhe urban. Autor i mjaft publikimeve dhe artikujve kërkimore-shkencore dhe disa librave dhe monografive në këtë fushë, si dhe udhëheqës i mjaft projekteve kërkimore shkencore dhe disertacioneve brenda dhe jashtë vendit.
Anëtar i mjaft komiteteve shkencore dhe jurive ndërkombëtare universitare: anëtar i Senatit Akademik te UPT (prej 2028 e ne vazhdim), kryetar i KPPA te UPT, anëtar i KP te FAU-UPT; anëtar i një sere bordeve dhe këshillave ne qeverisjen qendrore edhe lokale: kryetar i Këshillit Drejtues te ASPA (2020-2024),anëtar i Këshillit te Botimeve ne ASHSH; si dhe një seri organizmash ndërkombëtare ne fushën politeknike: zv.President i C2R-ECO, Agjencia Universitare e Frankofonisë, anëtar i jurive universitare dhe doktorale ne ESTP, France dhe UNICAPANIA, Itali . Dekoruar nga Republika Franceze me medaljen e nderit “Kalorës i Urdhërit të Palmave Akademike”.
Shef i Departamentit të Arkitekturës dhe Urbanistikës të FIN-UPT gjatë periudhës 1993-2003 dhe, më pas, 2008-2013, Dekan i FIN-UPT. Ne vitet 2013-2016, Dekani i parë i FAU-UPT, me krijimin e Fakultetit te Arkitekturës dhe Urbanistikes. Ne periudhën 2016-2024 ka qene Rektor i Universitetit Politeknik te Tiranës. Nga viti 2024 dhe ne vazhdim është Këshilltar i Rektorit për Ndërkombëtarizimin dhe profesor i Fakultetit te Arkitekturës dhe Urbanistikes, UPT.