[wpml_language_selector_widget]

Menu

Panairi i Karrierës 2026 forcon bashkëpunimin ndërmjet UPT-së dhe industrisë

[post-views]

Më 21 maj 2026, Universiteti Politeknik i Tiranës organizoi me sukses Edicionin V të Panairit të Karrierës, një aktivitet që synon të afrojë studentët dhe të diplomuarit me tregun e punës dhe mundësitë për zhvillim profesional.

Në panair morën pjesë 43 kompani dhe institucione nga sektorë të ndryshëm të industrisë dhe shërbimeve, duke prezantuar mundësi punësimi, praktika profesionale dhe programe zhvillimi për studentët. Aktiviteti u vizitua nga rreth 650 studentë, të cilët patën mundësinë të njiheshin nga afër me kërkesat e tregut të punës dhe të krijonin kontakte të drejtpërdrejta me përfaqësuesit e kompanive.

Gjatë panairit u dorëzuan mbi 300 CV, ndërsa kompanitë pjesëmarrëse raportuan kontakte dhe intervista me studentë pas përfundimit të aktivitetit. Vlerësimet e mbledhura treguan një interes të lartë për vijimin e bashkëpunimit me Universitetin Politeknik të Tiranës, veçanërisht në fushën e praktikave profesionale dhe punësimit të studentëve.

Panairi i Karrierës konfirmoi edhe një herë rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet universitetit dhe industrisë, duke kontribuar në krijimin e mundësive konkrete për zhvillimin profesional dhe integrimin e studentëve në tregun e punës.

Shpërndaje postimin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email