Në mbështetje të veprimtarisë së Universitetit Politeknik të Tiranës për zhvillimin e kërkimit shkencor dhe bazuar në propozimin e Drejtorisë së Kërkimit Shkencor dhe Projekteve, miratohet dhe shpallet “Thirrja për Projekt-Propozime për Financim nga Buxheti i UPT-së për vitin 2026”.
Thirrja parashikon financimin e projekteve kërkimore në njësitë kryesore të UPT-së në përputhje me fondin e planifikuar në buxhetin e universitetit për vitin 2026 sipas kritereve, afateve dhe procedurave të përcaktuara në thirrjen këtu.

