Katër studentë të Universitetit Politeknik të Tiranës morën pjesë në Regional IP Youth Camp on Creativity, Innovation, and Entrepreneurship for Selected Western Balkan Countries, një kamp rajonal katërditor i zhvilluar në Shkodër, i fokusuar në kreativitetin, inovacionin, sipërmarrjen dhe mbrojtjen e pronësisë intelektuale.
Studentët Noel Kume (Inxhinieri Elektronike, viti III, Bachelor), Marsilda Azizaj (Inxhinieri Elektrike), Junus Allaisufi (Inxhinieri Mekanike) dhe Vanesa Latifi (Inxhinieri Mekatronike, viti II, Bachelor) përfaqësuan denjësisht universitetin, duke dëshmuar përkushtim dhe potencial në një mjedis ndërkombëtar të shkëmbimit të njohurive dhe ideve.
Aktiviteti u organizua nga Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale (WIPO), në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Pronësisë Industriale (DPPI) të Shqipërisë dhe institucione partnere nga rajoni.
UPT vlerëson pjesëmarrjen dhe përfaqësimin dinjitoz të studentëve të tij, duke i inkurajuar të vijojnë angazhimin në aktivitete që mbështesin zhvillimin profesional, inovacionin dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.



