Prof. Assoc. Dr. Joan Jani, nga Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike, nga data 19 deri më 23 tetor 2026, realizoi një vizitë në Departamentin e Fizikës në Universitetin e Trentos, Itali. Aktiviteti u fokusua në zhvillimin e leksioneve të specializuara dhe shkëmbimin kërkimor shkencor.
Prof. Assoc. Dr. Joan Jani zhvilloi me studentët e Departamentin e Fizikës në Universitetin e Trentos, ciklin e leksioneve “Unlocking the Chaos: Transition Dynamics, Computational Methods, and Secure Communication Applications”. Gjatë takimeve u theksuan mundësitë reale për të zhvilluar projekte të përbashkëta shkencore, duke përfshirë aplikimet në rrjetet kërkimore COST etj.




