Dy përfaqësues të Universitetit Politeknik të Tiranës, Prof. Asoc. Ilda Kazani dhe Prof. Asoc Enida Sheme morën pjesë në aktivitetet ndërkombëtare të organizuara në Ankara, Turqi, më 19–23 tetor 2026, në kuadër të Samitit të 5-të Ndërkombëtar WIPO-AUTM për Lidershipin në Transferimin e Njohurive dhe Teknologjisë dhe Javës Kombëtare të Transferimit të Njohurive dhe Teknologjisë në Turqi.
Gjatë aktivitetit, ata ndoqën trajnimin e akredituar nga RTTP mbi “Komercializimin e Rezultateve të Kërkimit”, si dhe aktivitete të tjera përfshirë Kongresin, Simpoziumin dhe Panairin Kombëtar USIMP. Pjesëmarrja kontribuoi në zhvillimin e njohurive dhe aftësive praktike në fushën e transferimit të teknologjisë, mbrojtjes dhe menaxhimit të pronësisë intelektuale, komercializimit të rezultateve kërkimore dhe bashkëpunimit universitet–industri. Të dy pjesëmarrëset përfunduan me sukses trajnimin dhe përfituan 20 pikë CE të akredituara nga RTTP (Registered Technology Transfer Professionals).



