Universiteti Politeknik i Tiranës – Institucion Publik i arsimit të lartë, lider në fushat e tij të arsimit dhe të kërkimit, për përmbushjen e synimit për përsosjen dhe konsolidimin e formimit akademik dhe zgjidhjen e problemeve të rëndësishme kërkimore dhe shkencore në shkallë vendi dhe rajoni, ka bashkëpunim të ngushtë me institucione publike dhe private, brenda dhe jashtë vendit.
UPT, bashkëpunimin me institucionet, brenda dhe jashtë vendit, e kryen bazuar në ligjin “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Statutin e UPT-së, si dhe udhëzimet e Komisionit Europian të EACEA (European Education and Culture Executive Agency).
Universiteti Politeknik i Tiranës ka bashkëpunim me ngushtë me institucione shtetërore, brenda vendit, kryesisht në fusha të përbashkëta të misionit dhe profilit të tij akademik dhe shkencor.
Universiteti Politeknik i Tiranës ka bashkëpunim me të gjitha universitetet publike brenda vendit dhe pothuaj me të gjitha universitetet private.
Universiteti Politeknik i Tiranës ka bashkëpunim me mbi 140 kompani dhe biznese, brenda vendit, kryesisht në kuadër të kryerjes së praktikave mësimore të studentëve.
Ndërkombëtarizimi është prioritet i Univeristetit Politeknik të Tiranës.
Univesiteti Politeknik i Tiranës ka bashkëpunim me mbi 130 institucione dhe universitete të huaja, nga 33 vende, kryesisht europiane.
Universiteti Politeknik i Tiranës, në kuadër të programit Erasmsus+, ka bashkëpunim me mbi 80 universitete të huaja, nga 26 vende europiane, kryesisht për shkëmbimin e studentëve dhe stafit.
Në këtë kuadër, vetëm gjatë vitit akademik 2026-2027 janë kryer 358 mobilitete, të studentëve dhe të stafit, nga UPT në universitete të huaja dhe nga universitetet e huaja në UPT.