Search
Close this search box.

Kërkimi Shkencor

Kërkimi shkencor në UPT mbështetet në prioritetet strategjike dhe interesat e zhvillimit të vendit dhe gërshetohet me mësimdhënien, me pikësynim rritjen e cilësisë së ofertës akademike.

UPT promovon kërkimin shkencor bazë dhe të zbatuar. Ai siguron koordinimin dhe zhvillimin e projekteve kërkimore në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar si dhe nxit përftimin e njohurive më të përparuara shkencore e teknologjike dhe u jep vlerë ekspertizës dhe aftësive kërkimore të tij në fusha të ndryshme të shkencës dhe kërkimit.

Kërkimi shkencor në UPT është veprimtari me interes të gjerë publik, që ndërmerret për të përmbushur misionin e njësive bazë të tij, sipas standardeve bashkëkohore europiane.

Veprimtaritë kryesore kërkimore dhe të zhvillimit në UPT lidhen me:

a) punën krijuese të ndërmarrë mbi një bazë sistematike pranë njësive bazë të UPT, në mënyrë që të rritet bagazhi i dijeve;

b) pjesëmarrjen në programe kërkimore kombëtare dhe ndërkombëtare, konferenca, seminare, kongrese, workshop-e, etj;

c) publikimin e monografive dhe artikujve në periodikë apo seri botimesh shkencore me bord vlerësues dhe drejtues;

d) pjesëmarrjen në borde revishtash shkencore;

dh) udhëheqjen e doktoratave, etj.

OBJEKTIVAT E KËRKIMIT SHKENCOR DHE INOVACIONIT BAZUAR NË PLANIN STRATEGJIK TË UPT

– Zhvillimi i burimeve njerëzore, i kapaciteteve infrastrukturore dhe financiare në shërbim të kërkimit shkencor dhe shërbimeve në UPT.

– Rritja në sasi dhe cilësi e veprimtarisë kërkimore dhe shërbimeve në mbështetje të prioriteteve strategjike të zhvillimit të vendit.

– Rritja e kontributit të kërkimit shkencor në përmirësimin cilësor të ofertës akademike në të tre ciklet e studimit.

– Forcimi i rolit të IGJEO si njësi kryesore kërkimore e ekselencës në fushat përkatëse të ekspertizës.

– Evidentimi dhe përhapja e rezultateve të kërkimit shkencor bazë dhe të zbatuar që zhvillohet në UPT.

– Rritja e kontributit të kërkimit shkencor, veprimtarive krijuese dhe ekspertizës në fushat përkatëse inxhinierike në sigurimin e të ardhurave suplementare për UPT.

Universiteti Politeknik i Tiranës