Search
Close this search box.

Menu

Universiteti Politeknik i Tiranës dhe Universiteti i Tiranës janë tashmë zyrtarisht pjesë e “Cooperating Institutions”, në eksperimentin CMS (Compact on Solenoid), të CERN – it (Qendra Europiane e Kërkimeve Bërthamore, Gjenevë, Zvicër).

Marrëveshja u nënshkrua më 5 mars, në Gjenevë, midis drejtuesve të eksperimentit CMS dhe palës shqiptare, përfaqësuar nga Rektori i Universitetit Politeknik të Tiranës Prof. Dr. Andrea Maliqari dhe Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Artan Hoxha.

Me këtë marrëveshje, pjesë e eksperimentit më të madh në planet, ne te cilin punojnë rreth 5 mijë kërkues shkencore nga e gjithë bota në fushën e Fizikës, është tashmë zyrtarisht edhe një grup fizikantësh shqiptarë. Ky grup përbëhet nga Prof. As. Altin Gjevori, Prof. As. Dafina Hyka, Dr. Enkelejd Çaça (Universiteti Politeknik i Tiranës); Prof. As. Rudina Osmanaj, Prof. As. Klaudio Peqini dhe Prof. As. Olta Çakaj (Universiteti i Tiranës), si dhe Dr. Ilirjan Margjeka, si person kontakti i eksperimentit CMS për Shqipërinë.

Pjesëmarrja e stafeve te Universiteteve shqiptare në këtë eksperiment eshte me rëndësi te vecante. Shkencëtarët tanë do te kene të drejta të plota per akses ne të dhënat eksperimentale reale, gje qe do te ndikoje drejtpersedrejti ne veprimtarine e tyre kerkimore -shkencore. Gjithashtu kjo marreveshje do te ndikoje edhe ne ndertimin e urave te reja te bashkepunimit me Universitete dhe Institucione Kerkimore-shkencore prestigjoze europiane ne fushat e Inxhinierise fizike, inxhinierise së informatikes, elektroteknikes, robotikes, Inteligjencës Artificiale, etj.

Pale mbështetëse e ekipit të fizikantëve në këtë sipërmarrje shkencore eshte Fondit Shqiptaro- Amerikan i Zhvillimit, drejtuar nga Z. Martin Mata dhe Z. Aleksandër Sarapuli.

Universiteti Politeknik i Tiranës