Prof. Arjan Beqiraj, me një ekspresincë në fushën e eksplorimit dhe cilësisë së ujërave nëntokësore dhe marrëdhënieve hidraulike ndërmjet ujërave nëntokësore dhe atyre sipërfaqësore prezantoi studimet e tij më të fundit të përqendruara në kuptimin e sistemeve hidro-gjeologjike në Shqipëri, duke përdorur analiza izotopike δ¹⁸O dhe δD të ujërave gjeotermale.
Gjatë qëndrimit të tij në ENSEGID, Prof. Beqiraj zhvilloi disa leksione dhe punë praktike (8 orë) mbi eksplorimin dhe cilësinë e ujërave nëntokësore dhe hidro-gjeologjinë e aplikuar për studentët e ENSEGID. Ai gjithashtu zhvilloi takime me ekipin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare të ENSEGID për të diskutuar perspektivat e bashkëpunimit shkencor dhe pedagogjik.
Kjo vizitë forcon më tej shkëmbimet akademike dhe shkencore ndërkombëtare mes Universitetit Politeknik të Tiranës dhe ENSEGID“.