[wpml_language_selector_widget]

Menu

Njoftim – Leksion i hapur në UPT në kuadër të Ditës Botërore të Pronësisë Intelektuale

[post-views]

Në ambientet e Universitetit Politeknik të Tiranës u zhvillua me sukses leksioni i hapur, i organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale (DPPI), me pjesëmarrjen e studentëve të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike dhe Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës.

Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të bashkëpunimit me Universitetin Politeknik të Tiranës, si dhe në kuadër të Ditës Botërore të Pronësisë Intelektuale.

Leksioni u zhvillua më 28 prill, në sallën “Aula Magna” të rektoratit të UPT, ku studentët patën mundësinë të njihen më nga afër me rëndësinë e pronësisë industriale, mbrojtjen e inovacionit dhe perspektivat që ajo ofron në zhvillimin profesional.

Falënderojmë DPPI për bashkëpunimin dhe të gjithë studentët pjesëmarrës.

Shpërndaje postimin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

situs toto

slot toto