[wpml_language_selector_widget]

Menu

“Nga data 10 deri më 14 mars 2025, Prof. Dr. Arjan Beqiraj nga Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave, Universiteti Politeknik i Tiranës, ishte i ftuar në ENSEGID (Bordeaux, Francë), në kuadër të programit Erasmus+ KA 171-HED-BA8843DA.

[post-views]

Prof. Arjan Beqirajme një ekspresincë në fushën e eksplorimit dhe cilësisë së ujërave nëntokësore dhe marrëdhënieve hidraulike ndërmjet ujërave nëntokësore dhe atyre sipërfaqësore prezantoi studimet e tij më të fundit të përqendruara në kuptimin e sistemeve hidro-gjeologjike në Shqipëri, duke përdorur analiza izotopike δ¹⁸O dhe δD të ujërave gjeotermale.

Gjatë qëndrimit të tij në ENSEGID, Prof. Beqiraj zhvilloi disa leksione dhe punë praktike (8 orë) mbi eksplorimin dhe cilësinë e ujërave nëntokësore dhe hidro-gjeologjinë e aplikuar për studentët e ENSEGID. Ai gjithashtu zhvilloi takime me ekipin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare të ENSEGID për të diskutuar perspektivat e bashkëpunimit shkencor dhe pedagogjik.

Kjo vizitë forcon më tej shkëmbimet akademike dhe shkencore ndërkombëtare mes Universitetit Politeknik të Tiranës dhe ENSEGID.

Shpërndaje postimin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

situs toto

slot toto