Menu

NJOFTIM: Hapen aplikimet për Fellowship në Gjermani nga Fondacioni Federal Gjerman për Mjedis (DBU), për studentët aktual PhD dhe të diplomuarit Master (të 5 viteve të fundit) të të gjitha disiplinave

Fondacioni Federal Gjerman për Mjedis (DBU), ofron Fellowship në Gjermani për një periudhë kohore nga 6 – 12 muaj për studentët aktual PhD dhe të diplomuarit Master (të 5 viteve të fundit) të të gjitha disiplinave. Ky Fellowship, jo vetëm u jep mundësi studentëve për tu njohur dhe zhvilluar njohuritë e tyre profesionale në një vend lider të Bashkimit Europian por krijon dhe lidhje ndër-institucionale nëpërmjet supervizorëve të institucioneve përkatëse (Gjermani – Shqipëri).

Më shumë info rreth programit, linku më poshtë:
https://www.dbu.de/en/promotion/moe-fellowship/

Aplikimi realizohet online, duke u regjistruar me username dhe password në linkun më poshtë:
https://cms.dbu.de/2602.html

Për aplikim nevojiten:
1. Një projekt proposal në anglisht (max. 3 faqe A4, shikoni FAQ-të tek linku i informacionit për përmbajtjen dhe strukturën);
2. Një letër rekomandimi në anglisht (1 faqe A4, nga një Profesor, Punëdhënës, Dr.);
3. Listë notash dhe diplomat në anglisht (kriter që një nga diplomat të jetë marrë në Shqipëri ose në një nga shtetet e Europes Qëndrore ose Lindore);
4. CV në anglisht;
5. Njohuri të gjuhës angleze (gjuha gjermane nuk është e domosdoshme).

Programi ofron:

1. Pagesë prej 1350 Euro (e pa taksuar);
2. Sigurim shëndetsor;
3. Një muaj (muaji i parë i qëndrimit në Gjermani) kurs intensiv i gjuhës gjermane;
4. Asistim për gjetjen e host institution (universitet, institut kerkimor, kompani, ojf, etj);
5. Kohëzgjatja e programit është 6 – 12 muaj në varësi të ecurisë dhe dëshirës;
6. Alumni Fellowship (3 Muaj) pas përfundimit të Fellowship;

Afati për aplikimet e rradhës është data 5 Shtator 2025.

Për çdo pyetje, mund të kontaktoni:

Aleksander Peqini
E-mail: aleksander.peqini24@gmail.com
WhatsApp: +355 67 472 0057

Shpërndaje postimin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email
Universiteti Poiliteknik Tiranë