Menu

Agjencia Universitare e Frankofonisë – Evropa Qendrore dhe Lindore (AUF-ECO) shpall konkursin rajonal të krijimtarisë pamore me temë «Më vizato paqen!»

[post-views]
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Studentëve (17 nëntor) dhe të javës së dedikuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) për Shkencën dhe Paqen (9–15 nëntor 2026), Agjencia Universitare e Frankofonisë – Evropa Qendrore dhe Lindore (AUF-ECO) shpall konkursin rajonal të krijimtarisë pamore me temë «Më vizato paqen!» (Dessine-moi la paix !).
Konkursi, i cili do të jetë i hapur nga data 9 deri më 22 nëntor 2026, fton studentet dhe studentët e rajonit të ndajnë këndvështrimin, shpresat dhe reflektimet e tyre mbi paqen. Përballë tensioneve aktuale që kërcënojnë bashkëjetesën, krijimtaria artistike mbetet një gjuhë e fuqishme universale për të ndërtuar ura komunikimi dhe mirëkuptimi.
Informacionin e plotë për këtë konkurs e gjeni këtu.

Shpërndaje postimin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email