Stafi akademik i Universiteti Politeknik të Tiranës është i ftuar të marrë pjesë në 25th International Walk21 Conference on Walking and Liveable Communities, organizuar nga Bashkia e Tiranës në partneritet me GIZ dhe Walk21 Foundation.
Ky event do të mbledhë mbi 500 delegatë nga më shumë se 54 vende, duke përfshirë kryetarë bashkish, përfaqësues të ministrive, agjenci të OKB-së, ekspertë dhe akademikë nga fusha të ndryshme si urbanizmi, turizmi, kultura, klima, zhvillimi ekonomik dhe barazia gjinore.
Pse të marrësh pjesë?
- Statistika interesante për ecjen në Tiranë:
- Mesatarisht, banorët ecin 65 minuta në ditë, një nga nivelet më të larta në rajon.
- +8,000 raporte çdo vit nga qytetarët kërkojnë përmirësime për ecjen.
- 80% e banorëve kërkojnë më shumë hapësira të gjelbra dhe mundësi për ecje.
- Eksperienca e Walk21 Tirana: workshop-e, laboratorë mësimorë, ecje eksploruese dhe seanca plenare frymëzuese.
- Temat kryesore të konferencës: lidhja e komuniteteve, kureshtja dhe kultura, dizajni urban, politika të përmirësuara, kapacitet dhe kreativitet.
- Mundësi për rrjetëzim profesional, mentorim dhe mësim nga ekspertë ndërkombëtarë.
Pjesëmarrja është falas për shqiptarët!
👉 Regjistrohuni tani: https://walk21.tirana.al/registration/