[wpml_language_selector_widget]

Menu

Aplikimet për Bursën Chevening janë të hapura!

[post-views]
Në kuadër të bashkëpunimt midis Universitetit Politeknik të Tiranës dhe Ambasadës Britanike në Tiranë, shpallet thirrja për aplikime për bursat Chevening për vitin akademik 2026-2027.
Aplikimet për bursat Chevening për vitin akademik 2026-2027 janë të hapura deri më 7 Tetor 2025 ora 12:00 (UTC).
Chevening është një program prestigjioz i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar që ofron bursa të plota për studime Master njëvjeçare në universitete britanike, duke mbështetur individë me potencial lidershipi dhe përkushtim ndaj zhvillimit të vendit të tyre.
Përfitimet e bursës përfshijnë:
  • Shpenzimet e plota të tarifës së shkollimit dhe të jetesës në Mbretërinë e Bashkuar;
  • Rrjetëzim me profesionistë dhe liderë ndërkombëtarë;
  • Qasje në një komunitet global prej mbi 60,000 alumnish Chevening. (rreth 300 Chevening Alumni nga Shqiperia).
Kriteret kryesore të aplikimit:
  • Të keni përfunduar arsimin e lartë (Bachelor);
  • Të keni minimumi dy vite përvojë pune;
  • Të zotëroni mirë gjuhën angleze;
  • Të keni potencial lidershipi dhe dëshirë për të kontribuar në zhvillimin e Shqipërisë.
Për më shumë informacion dhe për të aplikuar, kandidatët mund të vizitojnë faqen zyrtare: https://www.chevening.org/scholarship/albania/
Për studentët e interesuar mund të zhvillohet një sesion informues. Ju lutemi, na informoni në adresat:

Shpërndaje postimin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email