[wpml_language_selector_widget]

Menu

Ftesë për webinarin e ardhshëm të Kartës Evropiane të Studentit – 22 tetor!

[post-views]
Studentët e Universitetit Politeknik të Tiranës janë të ftuar të marrin pjesë në webinarin: European Student Card webinar – October 22, i cili do të zhvillohet 22 tetor nga ora 10:00 deri në 12:30. Ky sesion – plotësisht online dhe i dedikuar ekskluzivisht përdoruesve aktualë të ESC Router – do të jetë një mundësi për ekspertët e ESC për të prezantuar zhvillimet dhe veçoritë më të fundit të ESC-Router.
Gjatë këtij takimi do të prezantohen përditësime të tjera të rëndësishme të ESC, siç janë ESCI Champions 2025 – 2027 dhe Programi i Partneriteteve ESC.
Për t’u regjistruar në webinar, ju lutemi klikoni: këtu!
Pas regjistrimit, do të merrni një email konfirmimi me detajet dhe udhëzimet se si të bashkoheni në sesion.
Do të jetë një mundësi për të diskutuar tema specifike në lidhje me vendosjen e Kartës Evropiane të Studentit dhe zhvillimet më të fundit të ESC me përdorues të tjerë të ESC-R.

Shpërndaje postimin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email