Prof. Dr. Aida Spahiu nga Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike, në kuadër të Programit Erasmus+, nga data 13 – 17 tetor 2025, kreu një mobilitet mësimdhënës në Barcelona East School for Enginering, Universitat Politècnica de Catalunya, Barcelona, Spanjë. Leksionet, per lenden “Eficienca dhe Auditimi i Energjise”, u zhvilluan me studentet e vitit te trete Bachelor, ne Inxhinieri Elektrike.






