Në mbështetje të Vendimit nr. 386, datë 01.06.2022 të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e fushave dhe të programeve të studimit që përbëjnë prioritet kombëtar dhe mbështetjen financiare të studentëve të shkëlqyer e të studentëve që ndjekin këto programe në institucionet publike të arsimit të lartë”, i ndryshuar me VKM nr. 448, datë 03.07.2024, dhe në kuadër të procesit të aplikimit për Mbështetje Financiare për studentët e vitit të parë për vitin akademik 2025–2026,
ju njoftojmë se, duke qenë se një pjesë e studentëve po hasin vështirësi gjatë aplikimit në platformën e-Albania, aplikimet mund të dorëzohen edhe fizikisht pranë:
Agjencisë Kombëtare të Financimit të Arsimit të Lartë (AKFAL)
Adresa: Rruga “Naim Frashëri”, nr. 37, Tiranë
Afati i dorëzimit: deri më datë 20 dhjetor 2025
Dokumentacioni i nevojshëm
Për studentët e shkëlqyer:
-
Formulari i aplikimit;
-
Fotokopje e dokumentit të identifikimit (ID ose pasaportë);
-
Fotokopje e diplomës dhe e certifikatës së Maturës Shtetërore.
Për studentët fitues të olimpiadave / në programe prioritare:
-
Formulari i aplikimit;
-
Fotokopje e dokumentit të identifikimit.
Për çdo paqartësi ose informacion shtesë, studentët mund të kontaktojnë Agjencinë Kombëtare të Financimit të Arsimit të Lartë (AKFAL) përmes adresës zyrtare të komunikimit.




