Menu

Njoftim – Për studentët e Universitetit Politeknik të Tiranës, për takim online me staf nga Universiteti IMT Mines Albi, Francë

[post-views]
Në kuadër të bashkëpunimit midis Universitetit Politeknik të Tiranës dhe IMT Mines Albi, Francë, njoftohen studentët e UPT – së, për të marrë pjesë në një webinar, (seminar online), për mundësitë e studimit në IMT Mines Albi, me bursa Erasmus+.
IMT Mines Albi ofron një gamë të larmishme programesh akademike për shkëmbimin e studentëve, të zhvilluara në gjuhën angleze në fushën e inxhinierisë, duke filluar nga shtatori 2027.
Janë të disponueshme këto programe studimi, të zhvilluara në gjuhën angleze:
  • Energjitë e rinovueshme dhe prodhimi i qëndrueshëm (Renewable Energies and Sustainable Production);
  • Materialet dhe proceset e avancuara për transportin e së ardhmes (Advanced Materials and Processes for Tomorrow’s Transportation);
  • Inxhinieria Industriale për përmirësimin e performancës së organizatave (Industrial Engineering for Organizations’ Performance);
Secili prej këtyre programeve është hartuar për t’iu përgjigjur nevojave në ndryshim të industrive kryesore dhe për t’u pajisur studentëve aftësitë e nevojshme për të përballuar sfidat bashkëkohore.
Studentët do të mund të përfitojnë deri në 30 kredite ECTS (për një semestër), duke punuar së bashku me studiues të njohur dhe ekspertë të industrisë në një mjedis multikulturor.
Pranimi i studentëve është planifikuar të bëhet në fillim të muajit shtator 2027.
Për këto programe nuk kërkohet njohja e gjuhës frënge, ndërsa është e domosdoshme njohja e gjuhës angleze në nivelin B2.
Në momentin e nominimit (1 mars ose 1 maj 2027), studentët duhet të jenë në vitin e fundit të studimeve Bachelor ose në vitin e parë të studimeve Master.
Në një webinar do të prezantohen programet e inxhinierisë dhe procedurat e pranimit.
Janë parashikuar dy data për zhvillimin e webinarit:
  • E mërkurë, 25 nëntor 2026, në orën 10:00 ose 20:00
  • E enjte, 10 dhjetor 2026, në orën 15:00 ose 20:00
Bashkohuni në Zoom:

Shpërndaje postimin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email